Katër të lënduar nga shpërthimi në depon e naftës në Fushë Kosovë (Video)
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një deponi të derviateve në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.
Borovci ka thënë tutje se kanë evakuuar personelin nga vendi i ngjarjes.
“Rreth ores 14:00 policia ka marrë informaten për një shpeërthim të ndodhur në një nga rezervuaret e një deponie të derivateve në fshatin Miradi komuna e Fushë Kosovës. Policia me të gjitha njësitet e nevojshme si dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Borovci.
“Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundesinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale”, theksoi tutje Agron Borovci.
Më poshtë gjeni pamje nga shpërthimi. /Lajmi.net/