Sport

Erjona komenton golin e Xhemailit: Ja pse festoi me shkronjën L, nuk kërceva shumë sepse…

Shpërndaje

Pas fotos së publikuar në “Insta Story”, ku duartrokiti ish-bashkëshortin Blerim Xhemaili, për golin ndaj Kosta Rikës, Erjona Sulejmani, tregoi pse Xhemaili nuk festoi me shqiponjë por me shkronjën L. Në prononcimin e saj te emisioni “Magjia 21” në RTSH, Erjona u shpreh:

“Ishte një gol tipik i Blerimit. Festoi me shkronjën L, pasi është shkronja e parë e djalit, Luanit. Çdo herë kështu feston kur bën gol. Jam shumë e kënaqur që beri gol. Ishte nga ata golat e përhershëm që bën gjithmonë Blerimi. Sa u kërceve kur shënoi Blerimi? Jam shëndoshur pak nuk kërceva shumë”, u shpreh Erjona Sulejmani.