Kushtet e reja të BE-së ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave
– Plotësimin e përfundimit të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta të përcaktuar si prioritar në kuadër të vetingut dhe largimin nga shërbimi të personave me përfundime negative
– Qeveria shqiptare të ketë paraqitur një ligj për një reformë të ligjit zgjedhor.
– Zbatimi i ligjit për reformën e nisur të ligjit zgjedhor
– Të kenë nisur ndjekje penale për gjykatë e prokurorë të konstatuar në veting se kanë bërë shkelje penale
– Të jetë angazhuar një strukturë speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar (SPAK)
– Të jenë shtuar përpjekjet për të garantuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe të SPAK përmes pajisjes së tyre me numër të mjaftueshëm gjykatësish e prokurorësh të verifikuar
– Të ketë përparime solide në luftimin e kriminalitetit dhe të korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët. Këtu bëjnë pjesë ‘hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar’.
– Rezultate të prekshme në reformën e administratës, duke përfshirë edhe ‘verifikimin e punësimit të nëpunësve civilë të rangut të lartë dhe të drejtorëve’.
– Të vazhdojë me intensitet luftimin e tregtisë dhe të kultivimit të drogës në Shqipëri.
– Shqipëria duhet të ndërmarrë ‘përpjekje shtesë të konsiderueshme’ për ta garantuar sundimin e ligjit dhe vazhdimin e Vetingut. ‘
– Zbulimi dhe konfiskimi i mjeteve financiare në lidhje me korrupsionin’
– Reduktimin e numrit të azilkërkuesve.