Zaev: Jap dorëheqje nëse referendumi s’ka sukses
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në intervistë për 1TV, i pyetur se a do të jep dorëheqje nëse referendumi për emrin nuk ka sukses është shprehur decid: “Po, do të largohem nga pozita e kryeministrit, nëse nuk ka sukses referendumi në Maqedoni, por jam i sigurt se i njëjti do të ketë sukses”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
“Pres përqindje serioze 75-85%, në pajtueshmëri me atë se sa janë deklaruar qytetarët për anëtarësim në BE dhe NATO. Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër. Ata vetëm duhet ta konfirmojnë se duan që Maqedonia të jetë anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Zaev.