Sport

Atletico i hakmerret Realit, fiton Superkupën e Evropës (VIDEO)

Shpërndaje

Atletico Madrid ka mposhtur Realin e Madridit me shifrat 4-2 në finalen e Superkupës së Evropës në Tallinn.

90 minutat përfunduan me shifrat 2-2. Golat për skuadrën e Lopeteguit u shënuan nga Benzema (27′) dhe Ramos (63′).

Nëdrsa për djemtë e Simeones të dy golat i shënoi Diego Costa (1′ & 79′).

Në kohën shtesë 30 minutëshe Atletico shënoi dy gola të shpejtë duke mbyllur ndeshjen.

Në minutën e 98′ ishte Saul që shënoi një supergol për përmbysur rezultatin ndaj Realit.

Mbas 6 minutash vjen nokauti për Realin, pasi Koke shënon ehe golin e katërt.

Kështu Atletico ka marrë hakmarrje për ato dy finalet e humbura në UEFA Champions League nga Reali, duke i rrëmbyer Superkupën e Evropës 2018. /albeu.com/