Maqedoni

Avokatët e të akuzuarve në “Titanik” nuk duan që “bombat” të dëgjohen në gjykatë

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, në të cilin akuzohen ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska,  si dhe mbi dhjetë ish-funksionarë të tjerë.

Në fillim të seancës, në të cilën si materiale dëshmuese duhej të dëgjoheshin më shumë se 1.000 “bomba”, njëri nga avokatët e Gruevskit, Elenko Millanov, theksoi se audio incizimet nuk janë dëshmi që gjykata i ka marrë si origjinale, por janë riincizuar.

Millanov dhe avokatja tjetër e Gruevskit, Sanja Aleksiq e kërkuan procesverbalin për ekspertizë për dorëzim të bombave nga LSDM-ja në PSP.

Në lëndën “Titanik”, krahas  Gruevskit, Janakieskit dhe Jankulloskës, akuzohen edhe Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski,  si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata sipas PSP-së janë përgjegjës për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit  të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012./MIA/