DAP shpall ankand: Shiten vetura, piktura dhe gjësende tjera
Nga vetura deri tek ara punuese, TV, piktura dhe garazhe nëntokësore do të shiten nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Ankandi është caktuar për 27 gusht, përcjell Alsat M .
Sipas informacioneve nga DAP, në ankand mund të marrin pjesë vetëm ata individë që janë regjistruar me sukses dhe më parë kanë paguar depozitë prej 10% të vlerës së përcaktuar të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, jo më vonë se 17 gusht në llogarinë e Ministrisë së Financave.
Gjërat do të shiten sipas sistemit e shikuar-e blerë, reklamimi shtesë nuk pranohet. Individëve, oferta e të cilëve nuk pranohen,u kthehet depozita pas mbylljes së ankandit publik.