MaqedoniTop Lajme

Del video nga arrestimi i 7 personave në Shkup, të dyshuar se kanë luftuar në Siri dhe Irak

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar shtatë persona, për të cilët kanë dyshime se kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në luftërat në Siri dhe Irak.

MPB thekson se për shtatë shtetasit e Maqedonisë ka pasur fletarrest ndërkombëtar dhe të njëjtit janë paditur në rastet “Qelia 1” dhe “Qelia 2”.

“Janë arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, për të cilët ekzistojnë dyshime se si luftëtar terrorist të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak. Bëhet fjalë për: S.R (1990), Xh.A (1993), B.F (1994), O.Zh (1987), E.O (1994), I.Sh (1997) dhe A.M (1995)”, thuhet në njoftimin e policisë.