Ekzekutohet në lokal vëllai i këshilltarit bashkiak në Shkodër, dyshime për hakmarrje (Video)
Vrasja e një 53 vjecari tronditi qytetin e Shkodrës mengjesin e kësaj të premteje. Fatbardh Lici u ekzekutua teksa kishte dalë për të pirë kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen “Guerile”.
Persona që ndodheshin brenda një makine qëlluan ndaj Fatbardh Licit I cili gjeti vdekjen e menjehershme.
Pak minuta pas kësaj ngjarje të rëndë, policia e Shkodrës gjeti të djegur një makinë tip benz në fshatin Dobra, mjet me të cilin dyshohet se u krye atentati.
Megjithese janë ende orët e para pas ngjarjes, dyshimet më të mëdha lidhen me pistën e hakmarrjes pasi Fatbardh Lici mendohet se ka qënë I përfshirë në vrasjen e shtetasit Astrit Kurmemajt në mars 2011. Ai vuante dënimin në burgun e Shenkollit për vrasjen e Luan Mucës, por ndërsa ai kishte marre disa ditë leje nga burgu u qëllua për vdekje.
Ka dyshime të forta se edhe ngjarja e fundit në Shkodër ku vdiq 53 vjecari Fabardh Lici ka lidhje me këtë kalvar atentatesh dhe ngjarjesh të rënda.
Viktima është ndërkohe edhe vëllai I anëtarit të këshillikt bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici.
Me poshte video e xhiruar nga Vizion Plus nga vendi i ngjarjes: