Tri femra tregojnë arsyet përse e kanë falur tradhtinë e partnerin
Kur dikush tradhton, mund të jetë gjë shumë e vështirë për individët në lidhje që të rikuperohen.
Ndonëse disa njerëz zgjedhin ta përfundojnë lidhjen me dikë që ka tradhtuar, tjerë gjejnë mënyra për ta falur partnerin dhe për të ecur tutje.
Më poshtë i keni disa raste ku femrat janë rrëfyer për rastet kur i ka tradhtuar partneri dhe arsyet se përse ia kanë falur tradhtinë.
“E ke puthur një vajzë në mesnatë. S’ka rëndësi”
“E kam falur pasi kam kuptuar për herën e parë që ai më ka tradhtuar. Ka qenë i dehur në një festë për Vitin e Ri dhe më ka thënë se e ka puthur një vajzë tjetër. Kështu i thash se nuk ka fare rëndësi. E ke puthur një vajzë në mesnatë. S’ka rëndësi”, ka rrëfyer një përdoruese e platformës Reddit.
“Pas tradhtisë ka punuar tej mase të bëhet një person më i mirë në përgjithësi”
“Ka punuar tej mase të bëhet një person më i mirë në përgjithësi. Jo vetëm për mua – për të dhe për të ardhmen e tij, ku mendoj se kam bërë një ndryshim të madh. Ne kemi punuar intensivisht në mënyrën si komunikojmë. Gjashtë vjet më vonë, ne jemi 1000 fish më të lumtur sesa që kemi qenë para se ai të më kishte tradhtuar. Tradhtia vetëm sa na ka afruar më shumë”, ka rrëfyer përdoruesja tjetër e Reddit me pseudonimin Gurtyyy.
“Mendoj se pasi që më ka treguar menjëherë dhe nuk është përpjekur ta fshehë e ka bërë këtë vetëm më të lehtë”
Përdoruesja me pseudonimin ‘TheMiddlecouldbeme’ thotë: “Kemi qenë të martuar për më pak se një vit. Ka qenë viti më i vështirë në jetën time. Ai kishte shkuar ta shikonte një ngjarje sportive me shokët e tij dhe nuk ishte kthyer atë natë. Në mëngjes më kishte telefonuar dhe më kishte treguar çfarë kishte ngjarë. Pas shumë fjalosjeve dhe diskutimeve ne ende jemi të martuar qe 20 vjet dhe i kemi dy fëmijë. Mendoj se pasi që më ka treguar menjëherë dhe nuk është përpjekur ta fshehë e ka bërë këtë vetëm më të lehtë”.