MaqedoniTop Lajme

“Fshesa” e Zaevit, a do ta fshijë rastin “Panovski”

Shpërndaje

Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit ishte një prej agjendave të larta të kryeministrit Zaev dhe qeverisë së re. Ndonëse në shumë media dhe në shumë portale deri më tani u publikua, asnjë nga institucionet zyrtare të apostrofuara (Ministria e Shëndetësisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Ministria e Brendshme, Prokuroria Publike, madje edhe Qeveria e RMV-së) deri më tani nuk pa konflikt të interesit në gjendjen faktike që vajza është bartës i funksionit publik, ndërsa babai është furnizues kryesor i barnave dhe materialeve të saj! Kemi të bëjmë me Irena Panevska Stavridis, u.d. drejtor i Klinikës së Hematologjisë, e cila është e bija e Zllatko Panovskit, pronar i makro-dorgerisë “Dr. Panovski”. Kolltukun e drejtorit e fitoi nga shoqja e biznesit Radmilla Sheqerinska. Duket se aspak nuk vlejnë ligjet për këtë familje e cila një kohë të gjatë luan rol të madh në shkatërrimin e shëndetësisë së Maqedonisë, nëpërmjet varfërimit të sistemit shëndetësor përmes tenderëve të panumërt të kriminalizuar dhe prokurimit dhe për rrjedhojë Dr. Panovski është sot një kompani që peshon qindra miliona euro.
Ndryshe, për të maskuar konfliktin e interesit, drejtori vazhdimisht është angazhuar me vetë reklamim në publik. “Solemnisht” u hap reparti i transplantimit, edhe pse kishte të bëjë me proces të rinovimit të rregullt vjetor, në të cilin të pranishmit – personalitete të larta, konstatuan se janë riparuar vetëm tualetet. Publikut i është prezantuar informacioni se në klinikë është zbatuar një metodë e re e trajtimit, me transplantim nga një donator i drejtpërdrejtë, edhe pse kemi të bëjmë vetëm me aspektin teknik i të bërjes së materialit për transplantim të jetë i qasshëm në vend (ndërsa pacientët të shkojnë jashtë për intervenim). Transplantimi është e njëjta metodë të cilën ekipi i transplantit e ka bërë çdo ditë tashmë dy dekada!
Në një sërë të paraqitjeve publike ekziston prezantim i rrejshëm i drejtorit si profesor, përkundër gjendjes reale të profesorit të titulluar inordinar, që nuk është funksion mësimor, respektivisht që prodhon angazhman në mësimdhënie (përveç mbajtjes së ushtrimeve për studentët gjë që prej vitesh edhe ashtu nuk e bën. Lidhjet baba e bijë nuk përfundojnë me Klinikën e Hematologjisë. Biznesi familjar metastazon edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, një nga ambiciet bazë të drejtoreshës Panevska është që jetë anëtare e Komisionit të famshëm për sëmundjet e rralla, për shkak se për ato mjetet merren nga një fond i veçantë dhe jo nga ai që të destinuara për prokurimin e barnave në klinikë. Babi (Zllatko Panovski) në këtë mënyrë ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi punën e Komisionit për sëmundje të rralla pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk u mjafton vjedhja në Klinikën e Hematologjisë dhe shumë klinikave të tjera (ato që konsumojnë ilaçe të shtrenjta, insulinë etj …), kështu që tani makro-drogeria dr.Panovski së bashku me firmat miqësore janë të përqendruara në komisionin për sëmundje të rralla si një mënyrë të cilën më tej do ta zgjerojnë shitjen e ilaçeve të shtrenjta dhe të dyshimta.
Bërlloku i pa fshirë është futur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Për të pastruar krimin Panovski, Zaevit i nevojitet ekskavator e jo fshesë. Spastrimi i paralajmëruar nga kryeministri Zaev është i vonuar! Kryeministri asgjë nuk ndërmori. Të parët në listën e “spastrimit” të Zaevit duhet të jenë ministri i shëndetësisë dhe drejtorët shëndetësorë të përfshirë në afera. Pastrimi duhej të fillonte që prej para zgjedhjeve, me qëllim që të dërgohet një mesazh deri tek qytetarët se do të ketë ndryshime serioze. A nuk është prioriteti kryesor shëndeti i qytetarëve ?! Fatkeqësisht, besimi i pacientëve në shëndetin publik nuk ekziston! Pakënaqësia e qytetarëve nga kuadrot e këqinjë në funksione udhëheqëse, nuk mospastrimi i korrupsionit në shëndetësi, ilaçet me efikasitet të dyshimtë nga ana tjetër, që janë arsyeja për rritjen e vdekjeve, ka eskaluar me një sërë ankesash nga një grup i mjekëve, shoqatave të pacientëve dhe kompanive private deri te Komisioni shtetëror kundër korrupsionit për parandalim të korrupsionit për involvim të krimit në binomin “Panovski” ose baba-bijë?
Pritet që Komisioni anti-korrupsion t’i hapë këto lëndë shumë shpejt! Ndërsa Zaevi ka dhënë fjalë për ndryshime, mirëpo, a vetëm për të motivuar votuesit e demotivuar që të dalin në raundin e dytë dhe vallë ajo fshesë do të jetë simbol i dështimit të kësaj qeverie, mbetet për t’u parë!