Haradinaj gati për Berlin (VIDEO)
Kryeministri Haradinaj u mor sot me Samitin e Ballkanit që mbahet me 29 prill në Berlin.
Ai tha se Kosova aty do të jetë e barabartë me të gjitha shtetet tjera të rajonit, derisa u shpreh i lumtur që në të nuk do të flitet për kufijtë.
Bile, për këtë çështje ai tha se e ka kritikuar udhëheqjen e shefes së politikës së jashtme, Federica Mogherini, kundër të cilës thotë se nuk ka asgjë personale.
Kronikë nga Halil Berisha.