Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë
Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini shprehet optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se mezi pret që të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE-në.
“Kur të shikoni në hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën “, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE Federica Mogherini në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).
Ky optimizëm i Përfaqësueses së Latë të BE vjen në një kohë kur Parlamenti holandez ka votuar pro rikthimit të regjimit të vizave me Shqipërinë.
Para se të bëhej Përfaqësuese e Lartë e BE-së, ajo shërbeu si Ministre e Italisë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.
(m.a/BalkanWeb)