Rajoni

Çfarë do t’i ofroni mikut tuaj Lulzim Basha? Edi Rama: Kafe, çaj dhe ëmbëlsira

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës me gazetarët se çfarë do ti ofronte Lulzim Bashës për t’u futur në zgjedhje dhe për të nisur dialogun.

Me humor shefi i qeverisë tha se do t’i ofronte kafe, çaj dhe ëmbëlsira, po në asnjë moment nuk mund të diskutonte mbi datën e mbajtjes së zgjedheve lokale, pasi nëse kjo bëhet sipas Ramës, shkelet Kushtetuta e vendit.

“Kafe, çaj, ëmbëlsira…. Dialog pa kushte është të ulemi dhe të shohim çfarë mund të gjejmë diçka të përbashkët.

Të gjejmë se cilat janë problemet dhe të diskutojmë se si mund ti zgjidhim.

Nëse ka gjëra që duhen adresuar, tani po bëj një udhëtim në imagjinatë, për zgjedhjet, shit-blerjen e votës, hajde shikojmë se si mund të dialogojmë, për këtë bëhet dialog.

Nuk e kemi ne në dorë të negociojmë datën e zgjedhjeve, unë jam gati të dëgjojmë por nuk kemi gjë në dorë”, u shpreh Rama.