Dyshohet për mjet shpërthyes te stacioni policor në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Luan Haradianj”, afër stacionit policor “Qendra”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.Një telefonatë kërcënuese që pretendohet ta ketë marr roja i sigurimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), dhe dyshimet për vendosjen e një mjeti të dyshimtë.Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, u ka thënë anëtarëve të këshillit dhe stafit tjetër që të dalin jashtë, pas dyshimeve të tilla.Krejt kjo, siç u ka thënë ai anëtarëve të KGJK-së, se roja i sigurimit ka marr një telefonatë kërcënuese se “juve dhe Gjykatën Speciale kanë me ju bo rrafsh me tokë”.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se kanë marr një informatë për një mjet të dyshimtë dhe se njësitet relevante policore kanë dal në vendngjarje.“Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes. Për më shumë ju njoftojmë më vonë pasi të marrim më shumë informata”.