I mbijetuari i mas.akrës në bur.gun e Dubravës tregon kush ishte zyrtari që e mori Ukshin Hotin
I mbijetuari i masa.krës në bur.gun e Dubravës, Sadik Zeqiri, ka rrëfyer për tme.rrin e përjetuar 20 vjet më parë.
Zeqiri në Info Magazine të Klan Kosovës tha se kishte menduar që atë ditë do të përsëritej tmerri i Bosnjës nga forcat serbe.
”Një grup i madh prej të bur.gosurve kemi hyrë në bodrumin e kuzhinës për të qenë pak më të sigurt. Në mëngjesin e 23 majit kanë hyrë brenda bur.gut forcat paramilitare serbe, këta të Pavijonit C nuk i kanë parë. Forca të mëdha kanë hyrë brenda dhe kanë kërkuar që ne të dorëzohemi, kanë gjuajtur me zolla dhe na kanë detyruar të dalim. Na kanë thënë t’i vendosim duart në kokë, të na i mbyllnin sytë”.
”Kam menduar që do të na ndodhte një Bosnje e dytë sikurse na ndodhi ajo ne në Dubravë – sepse me duar të lidhura pas e me sy të mbyllur e me benzinë, vështirë se do mund të shpëtonim të gjallë. Nisëm të përshëndetemi edhe me shokët, sepse nuk e dinim nëse do t’mbesim gjallë. Por, fatmirësisht erdhi një urdhër që ne të shkojmë tek fusha e sportit”.
Sadik Zeqiri po ashtu ka përmendur edhe një emër për të cilin thotë se është një pistë nga e cila mund të zbardhet fati i veprimtarit Ukshin Hoti, i cili konsiderohet i zhdukur.
“Te rasti i marrjes së Ukshin Hotit që është marrë nga Pavijoni B: Ne të Pavijonit C e kemi parë një njeri që po lirohej nga bur.gu – nuk e kemi ditur që është Ukshin Hoti. Thuhet sipas të bur.gosurve se [Ukshin Hotin] e ka marrë një përgjegjës i pavijoneve, një Branko Komatina dhe e ka dërguar tek drejtori i bur.gut”.
”Përveç tij është liruar edhe një i bur.gosur tjetër. Nga dritarja e burgut e kemi dëgjuar duke i thënë: “Ty do të të dërgojmë deri në Pejë, dhe nga Peja shko ku të duash”. Mirëpo, pas disa vitesh, më 2005 është gjetur i vrarë, i varr.osur në varrezat e Pejës”.
”Kjo vijë hierarkike duhet me u ndjekë dhe do të ishte gjetur edhe fati i Ukshin Hotit edhe i të gjitha rasteve tjera”.
I mbijetuari i masa.krës në bur.gun e Dubravës kërkoi që deputetët e Kuvendit të Kosovës të marrin më me seriozitet çështjen e kri.meve serbe të kryera ndaj shqiptarëve.
Ai tha se për rastin e Masa.krës së Dubravës prokuroria duhet të reflektojë sepse ka rreth 700 dëshmitarë në lidhje me atë se çka ka ndodhur, njofton Klan Kosova.