Rajoni

Jakup Krasniqi: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë – pas normalizimit të marrëdhënieve

Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Kombëtar nga Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të vendoset në tavolinën e diskutimeve, vetëm pas njohjes së ndërsjellë.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Blic Interview, duke shtuar se një ide e tillë, pas normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, nuk pengohet as nga konferenca e Helsinkit, transmeton Klan Kosova.

“Kosova do të duhej të njihej dhe të normalizoheshin marrëdhëniet me Serbinë në kufijtë që është shpallur Pavarësia”.

“Pas njohjes së ndërsjellë midis dy vendeve, nëse ka vullnet pastaj për t`u bërë ndonjë ndryshim edhe konferenca e Helsinkit nuk e pengon ndryshim e kufijve me marrëveshje paqësore”,