Rajoni

Labinot Tahiri tregon se si ka rënë nën 110 kilogram (Video)

Shpërndaje

Labinot Tahiri ka qenë sot i ftuar në emisionin e mëngjesit, #gjesi në T7.

Gjatë bisedës në emision, Labi ka folur edhe për pamjen e tij për të cilën po diskutohet shumë.

I pyetur nëse ka humbur ndonjë kilogram kohët e fundit, ai ka treguar se si kur është kthyer nga Gjermania në vitet 2001/2002 kishte bërë gjithçka për të shtuar në peshë pasi ka qenë shumë i dobët.

Më pas duket se kjo dëshirë jo vetëm që i është realizuar, por edhe është tepruar, pasi Labi ka shtuar aq shumë në peshë saqë kishte shkuar deri në 110 kilogramë .

Megjithatë, ai tani është në formë dhe në emision tregon se sa peshon tani, e që mund ta kuptoni në videon më poshtë: