RajoniTop Lajme

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i ushtarakes Zarife Hasanaj

Shpërndaje

Në aeroportin e Rinasit sapo ka mbërritur avioni me trupin e pajetë të ushtarakes Zarife Hasanaj.

Në Rinas ndodhen familjarët e Hasanaj, të cilët nuk mbajnë dot lotët si dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Pas pak minutash pritet të nisë edhe ceremonia e nderimit organizuar nga Forcat e Armatosura.

Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine, teksa ishte prej muajsh pjesë e një misioni të NATO-s.

Ditën e sotme ministrja Xhaçka shpalli ushtaraken e rënë në krye të detyrës “Dëshmore të atdheut”.

Hasanaj është dëshmorja e dytë e Forcave të Armatosura. Kujtojmë se në vitin 2012 u vra në Afganistan ushtaraku Feti Vogli.