Sport

A do të luante kundër Kosovës, tregon Xhaka

Shpërndaje

U shprehën të kënaqur me organizimin e ndeshjes “Loja e yjeve” përfundoi me rezultat përfundimtar 4:4.

Pas ndeshjes, kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh i lumtur që u mbajt kjo ndeshje dhe se të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes shkojnë për bamirësi. Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, tha se ishte kënaqësi që u zhvillua kjo ndeshje dhe i falendëroi të gjithë për mbështetje.

“Ishte kënaqësi me luajt një ndeshje kundër Milotit dhe shokëve të vet. Stadiumi full, përkrahje sa të duash dhe shumë krenar”, tha Xhaka. Futbollisti Milot Rashica tha se kjo ishte ndeshje pa presion dhe se pikët nuk kanë pas rëndësi. “Një ndeshje jo si tjerat, por kryesorja ka qenë të bëjmë spektakël.” tha Rashica, Në fund, Xhaka u pyet se a do të kishte dëshirë të luante kundër Kosovës, në këtë stadium. Ai u përgjigj edhe pse do të kishte qenë vështirë, megjithatë do të kishte luajtur. “Do të kisha luajtur me qejf kundër Kosovës, ndonëse do të ishte e vështirë. Por, me qejf do luaja”, tha Xhaka./21Media