Aksion policor, arre*stohen ish-funksionarë të lartë dhe nëpunës shtetërorë në Shkup
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të kri*mit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim me MPB-në ka ndërmarrë aksion për të ndaluar persona të dyshimtë në më shumë lokacione të Shkupit.
Pas disa muajve procedurë para-hetimore, sot me urdhër të prokurorit publik deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të kri*mit të organizuar dhe korrupsion është ndërmarrë aksion policor. Midis të dyshuarve janë edhe ish-funksionarë të lartë, të punësuar në administratën shtetërore të cilët kanë kryer punë në interes publik. Gjatë ditës priten detaje më të hollësishme nga MPB-ja.
Alsat mëson gjithashtu se bëhet fjalë për më shumë se 10 persona, ish-funskionarë, nëpunës shtetërore dhe punonjës të tjerë.
Një pjesë e tyre janë ndaluar, ndërsa për një pjesë tjetër vazhdon operacioni policor.
Sipas të dhënave të Alsat, personat janë të gjithë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa veprat janë kryer gjatë periudhës së ish-ministrit Mile Janakievski/Alsat