Maqedoni

Aliu: Në vend se të konfiskohen pasuritë e patundshme të pushtetarëve hajdut, qeveria ua akumulon duhanin shqiptarëve të Lubotenit

Shpërndaje

Opinionisti, Qenan Aliu përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar aksionin e sotëm të policisë finansiare në fshatin Luboten të Shkupit, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se në vend që tu konfiskohen pasuritë e patundshme funksionarëve hajdur, qeveria akumulon me pizgauer duhanin nga shqiptarët në Luboten.

Më poshtë mund të lexon statusin e plotë të Aliut:

Në vend se të KONFISKOHEN pasuritë e patundshme të pushtetarëve hajdut,qeveria akumulon me pizgauer e polici duhanin nga shqiptarët në Luboten. Edhe poeti RACIN që i kishte kushtuar një poezi për duhanmbledhësit dhe bukën e hidhur të tyre, po të jetonte në kohën sodit,pushtetit do ti thoshte- ZAPRETE BITANGI EDNI !