Maqedoni

ASH: Reformat e njëmendëta në Drejtësi janë parakusht për në BE!

Shpërndaje

Na vjen mirë që më në fund Kryeministri z. Zoran Zaev e ka kuptuar se RMV nuk do të merr datë për bisedime me BE-në me ministra që vendin e kanë në bankat e të akuzuarve dhe jo në ministri.

Reformat ne gjyqësi janë kushti kryesor, të thella dhe të njemendëta dhe jo sipërfaqësore sa për t’ju hedh hi syve.

Ndëshkimi ndaj krimit dhe korrupsionit është çelësi dhe jo amnistia për kri.minel dhe bur.gu për të pafajshmit. Drejtësi për të gjithë është përgjigja dhe jo vendime gjykatash në bazë të përkatësisë kombëtare.

Aleanca për Shqiptarët ri përsërit edhe një herë qëndrimin e saj të njohur që Zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

Arsyetimet e tipit JO zgjedhje për shkak të negociatave me BE-në bien poshtë sepse nuk mund të pretendohet të bësh reforma në drejtësi dhe vazhdim të mandatit te PSP kur për partner e ka kri.min.