Bela godet drejtorin e policisë financiare Arafat Muaremi: A s’tu dridh dora kur e nënshkrujte vendimin për bastisje të lubotenasve a?
Më këto vendime selektive vetëm se ke dëshmuar se je një ‘poslushnik’ i zaevëve dhe angjushëve, tenderët e milionat e të cilëve sytë e tu të mëdhenjë po i anashkalojnë.
Drejtorë si puna jote ka patur edhe në të kaluarën por stoicizmi i shqiptarëve gjithmonë ka triumfuar karshi atyre që çmim i kanë vendosur vetes një karrike pushteti.
Edhe ti u bëre pjesë e historisë së errët të shqiptarëve.