MaqedoniTop Lajme

Detonime të fuqishme në Reçicë të Madhe, shqetësohen qytetarët e Tetovës!

Shpërndaje

Në orët e pasditës së sotme, 5-6 detonime të fuqishme i kanë shqetësuar banorët e Tetovës dhe të fshatrave të fushës përreth. Një numër i madh i qytetarëve janë drejtuar në redaksinë tonë për të kuptuar se çfarë ngjet në të vërtetë, të shqetësuar ditëve të fundit me ndërhyrjet e policisë pa paralajmërim në vendbanimet shqiptare, me policinë financiare në kontroll të tregtisë së paligjshme, njofton albazone.mk. I informojmë qytetarët e Tetovës të mos shqetësohen, sepse këto detonime të ditës së sotme janë nga shpërthimi i minave për rregullimin e terrenit në rrjedhën e Lumit mes fshatrave Lisec, Rasadisht dhe Reçicë e Madhe, ku sipas banorëve vendës punohet në ndërtimin e hidrocentraleve nga pronarë privat, të cilët po e shkatërrojnë natyrën në mënyrë të paligjshme dhe i shqetësojnë banorët e vendbanimeve përreth. Aktivitete të këtilla në mënyrë intesnive po zhvillohen edhe në rrjedhën e lumit të Tetovës, lumit të Tearcës dhe në rrjedhën e disa lumejve të tjerë malorë, në afërsi të fshatrave Sellcë, Brodec, Veshallë, Reçicë etj. Bëhet fjalë për pronarë ilegalë, që i kanë fituar tenderët përmes partive politike në pushtet. Themi ilegalë sepse askush nuk ka të drejtë t’i shfrytëzojë begatitë natyrore që i takojnë gjithë popullatëse për interesa personale dhe grupore, për aq më tepër kur bëhet fjalë për persona të njohur të cilët pavarësisht se kush vjen në pushtet, ata janë aty, me verpimet e tyre të hajnive dhe krimit./albazone.mk/