El Cheka kërkon krijimin e Këshillit kombëtarë për organizimin e protestave
Në postimin më të ri të El Cheka-s, personit që tashmë për ditë të tëra është duke publikuar materiale të pergjuara, ligjërisht të ndaluara, e ku protagonist të këtyre bisedave janë krerët më të lart të BDI-së, i kërkohet popullsise autoktone shqiptare të Ilirides të organizojë dhe themeloj Këshillin kombëtar me detyre për organizimin dhe menaxhimin e protestave të vazhdueshme për delegjitimimin e përfaqësuesve politik të korruptuar.
Ja se çfar kërkese ka El Cheka:
“Nisur nga gjendja e rënduar ekonomike dhe politike. Mbështetur në parimet elementare të së drejtës ndërkombëtare për vetëvendosje dhe sovranitet. Pas krijimit të rrethanave të reja politike si pasojë e publikimit të bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë të shtetit e përfaqësueseve politik.
Do ti kërkojmë popullsise autoktone shqiptare të Ilirides të organizojë dhe themeloj Këshillin kombëtar me detyre për organizimin dhe menaxhimin e protestave të vazhdueshme për delegjitimimin e përfaqësuesve politik të korruptuar dhe afirmimin e kërkesave politike deri në realizim të plotë , mbi :
1. Anulimin e Marrëveshjes së Ohrit. 2. Ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemin politik, duke e njohur autonomin politike dhe teritoriale të shqiptarëve të Iliridës. 3. Anullimin e vendimeve gjyqësore për rastet e montuara politike kundër shqiptarëve. 4. Ngritjen e një hetuesie dhe tribunali ndërkombëtar për rastet e montuara politike kundër shqiptarëve. 5. Rishikim të procesit të privatizimit dhe denacionalizimit. 6. Rivendikim ekonomik. 7. Të dënohen të gjithë politikanët që janë të përfshirë nga krimet”.