Flet babai i El Chekës: “Erolld Musliu na njeh, por Sheqerimi s’i ka bombat prej tij” (Video)
Miqtë dhe përkrahësit e të birit të Mustafa Ahmetit, janë mbledh në njërën prej kafeterive skaj rektoratit në Tetovë, para se të nisen për protestën e paralajmëruar në mesditë, kundër siç thonë, Ali Ahmetit dhe Klanit të Zajazit.
Mustafa po rrin në krye vendi sepse i biri, Sheqerimi, që të gjithë e njohin si El Cheka, tash e sa javë përmes rrjeteve sociale po nxjerr përgjime të bisedave të Ali Ahmetit me vartësit e tij, për punë private por edhe të shtetit.
Baba i El Chekës, rrëfen për TV21 se mbrëmë ka ardh nga Shqipëria në Maqedoni për të treguar se s’ka asgjë personale mes El Chekës dhe kryetarit të BDI-së!
“E ke parasysh, në qoftë se është personale, Unë e kisha zgjidh problemin! Nuk është personale.
-Po thoni se s’është personale mes Sheqerimit dhe Ali Ahmetit?
“Jo, jo! Nuk ka personale! S’kemi ne asnjë gjë personale me askend o vëlla! Këto janë probleme gjithëkombëtare shqiptare”, thotë për TV21 i ati i El Chekës.
Kur pyetet se cila është e vërteta e Sheqerimit rreth publikimit të përgjimeve, Mustafa Ahmeti shpjegon motivin e të birit kështu:
“E vërteta e Sheqerimit…e vërteta e Sheqerimit, qëllimi jonë është të dekonspirojmë çdo shërbim të nëntokës që kanë vepruar me këto njerëz që sot janë instaluar-nëpërmjet LPK-së së dikurshme-janë instaluar brenda sistemit!”, rrëfen Mustafa për qëllimin e të birit që e bënë edhe të vetin njëkohësisht.
Me të birin shpjegon se fol por, më rrallë prej se ka nisur t’i publikojë përgjimet e bisedave telefonike ku protagonistë kryesor dëgjohen Ali Ahmetit me Musa Xhaferrin.
Mustafa Ahmeti rrëfen për TV21 se përgjimet që i ka i biri El Cheka, janë të njëjtat që i publikonte më 2015 Zoran Zaev, e që ia dorëzoj Katica Janevës prokurores speciale.
Por, këmbëngul se bombat nuk i kanë ra në dorë djalit të tij nga shefi i Shwrbimit tw Intelingjencws Erold Musliu, të cilin e ka bashkëfshatar në Tuhin të Kërçovës.
“…një katund, e pamundshme mos me u njoh secili mes vet!
“Ne me ato njerëz, me të atin e tij, kurrë nuk kemi pas marrëdhënie të mira! Baba i vet, Mehmet Musliu, me Rexhep Musliun, të atin që ka qenë kryetar i KOmitetit Qendror në ish sistemin Jugosllav. Një njëri që atëherë, s’e di a ju kujtohetnë vitet 85 e mbrapa që thoshte shqiptarët po përgatiten për Rezistencë kundër Jugosllavisë së atëhershme”, u shpreh Mustafa Ahmeti, babai i Sheqerim Ahmetit “El Cheka”.
“Erolld Musliu është njeri i shërbimeve shumë të hershme. Ka qenë edhe në kohën e Sasho Mijallkovit! Ne kemi të dhëna, e ke parasysh? Ky ka qenë ekzekutues edhe i shumë takimeve me këtë Grupin e Kumanovës, nëse don ta dish”, tha Mustafa Ahmeti, babai i Sheqerim Ahmetit “El Cheka”
-Po thoni se ka qenë i përfshirë në rastin e Kumanovës!
-Po edhe ka pas takime!
-Erolldi po thoni?
-Erolldi po, po!
Mustafa Ahmeti rrëfen se i biri Sheqerimi ka dy vjet që është shpërngul në Amerikë, ndërsa përgjimet thotë t’i kenë rënë në dorë pasi ka shkuar atje.
Kurse, për kërcënimet dhe telashet me partitë politike, pak flet, por në përgjithesi, baba i El Chekës, thotë se nuk i beson askujt, as pushtetit dhe as opozitës shqiptare.
“Telashet vazhdojnë! Telashet vazhdojnë…unë kam qenë 8 vjet i larguar nga këtu. Megjithëse me vendime të gjykatës. Me skenar të përgatitur në vitin 2010. 12 gusht të vitit 2010.
– Po por, pas publikimeve a po keni telashe! A ju ka thirrë dikush nga politika, ose kushdo për t’ju kërcënuar apo çkado?
-PO! Në fakt, kanë kërkuar takime, por me përgjegjës të partive politike nuk kam pranu.
-Kush u ka kërkuar takim?
-Disa parti kanë kërkuar të takohemi! Edhe në Shqipëri kanë ardh, edhe këtej. Unë në fakt u jam shmangur partive politike, sepse ky problemi i partive politike e njoh unë! Ne jemi vetëdijësuar. Partitë politike u intereson që të futet prapë në atë sistem.
-Mirëpo, pati parti politike që ju ka përkrah sot në protestë?
-Dëgjo, unë them se opozita shqiptare është e ngordhur! është e ngordhur. E vdekur. Le të thotë kushdo çkado!