Haradinaj më 1 korrik në Paris për liberalizim të vizave
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se më 1 korrik do të takohet me ministrin e Brendshëm të Francës, për liberalizim të vizave për kosovarët.
Haradinaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin kanë diskutuar për vizitën e tij zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner.
“Me qëllim të kordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Haradina thekson tutje se në këtë vizitë do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës evropiane të vendit.