Haradinaj për ‘Lojën e Yjeve’: Faleminderit që po na bashkoni
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e Pristhinës.
AI tha se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është shndërruar në vend gëzimi e krenarie, transmeton Indeksonline.
Tutje Haradinaj falënderoi të gjithë yjet që u mblodhën për të shënuar ‘Ditën e Çlirimit’ të Prishtinës.
Postimi i plotë:
Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica.
Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!
RH