Hoxhë Kastrati: Jeta e tij, hjekat e tij me të shti në dhe… (Video)
Tejet i prekur është shfaqur së fundmi hoxhë Halil Kastrati me gjendjen e një familjeje, gjegjësisht me kryefamiljarin nga Komuna e Skenderajit, shkruan Gazeta Observer.
Përkundër faktit që ka parë me sytë e tij duke ja djegur serbët vëllanë, që është i dergjur në shtrat nga sëmundja, deri më tash këtij kryefamiljari të shtyrë në moshë i është dashur ta ketë shqetësim edhe mungesën e shtëpisë, për djalin dhe familjen e tij.
Por, sot hoxhë Kastrati me shumë emocion ia dha atij lajmin më të mirë që mund të ketë dëgjuar, nisjen e ndërtimit të shtëpisë së re.
Shikoni fotografitë dhe statusin e plotë të hoxhë Kastratit:
Zot o Zot, Perhajr nisja e ndertimit te shtepise se re, Jeta e tij, hjekat e tij me te shti ne dhe per se gjalli
Vellaun serbet ja djegin per se gjalli, i lodhur i pa levizeshem, i semure, por derti dhe merzia e tij ishte per hallin e djalit dhe familjes se djalit, Nuk dua asgje tjeter vetem ta shoh qet djale ne shtepi te vet, Ne sot ja dhame lajmin se po nis ndertimi i shtepise se re per plakun djalin dhe familjes se tij, Prekese, shume shume e dhimbeshme situata dhe historia e kesaj familje nga komuna e Skenderajit.
Bamires Zoti ju shperblefte
Na fale o Zot kur ankohemi 😢😢😢 Babai i Veteranit te luftes nga komuna e Skenderajit, edhe pse vet i lodhur shume dhe i semure, halli e derti i tij ishte se qysh dhe ku po e len djalin, Ne ja dhame lajmin se ky dhe djali me familje po behen me shtepi te re.
Fjalet e tij ishin:
“ U vofte per riza te Zotit “ 😢 Perhajr nisja ndertimit te shtepise se re, Bamires Zoti kurr mos ju humbte