Imami Behar Mjekiqi: Lutjet në gjuhën shqipe i pranon Zoti, namazi bëhet vetëm në gjuhën origjinale (Video)
Imami nga Obiliqi Behar Mjekiqi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka treguar se lutjet pranohen edhe në gjuhën shqipe, ndërsa namazi bëhet vetëm në gjuhën origjinale siç e ka urdhwruar Zoti.
Mjekiqi i pyetur për deklaratën e ish-imamit Drilon Gashi i cili kishte thënë se “falja e namazit mund të bëhet edhe në gjuhën shqipe”, ka thënë se ky mund të jetë një gabim a po keqkuptim.
“Ky është gabim. Pse e ka thënë ky djali ndoshta iu ka përzie, është keqkuptuar me veten e vet. Se ka thënë duhet mu lut [në shqip], sepse namaz është edhe lutja. Nëse donë me u lut në shqip, Zoti e pranon. Jo vetëm në shqip, por në të gjitha gjuhët Zoti pranon lutjet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Mjekiqi ka thënë se në Qabe lutjet bëhen në të gjitha gjuhët, sepse atje shkojnë njerëz nga të gjitha kombet.
“Por namazi, ibadeti dhe adhurimi bëhet vetëm në gjuhën që Zoti na urdhërua dhe Pejgamberi na ka mësua. Ka qenë shumë e lehtë Zoti me na thënë secili le të falet në gjuhën e vet. Jo. Namazi është ligj, është kushtetutë, namazi është rregull. O e fale si duhet o leje krejt. A nëse donë me manipulua, jo bën të falet shqip, jo me zbut-bën mi falë tri namaze kur Zoti na ka urdhëruar pesë…Jo jo jo, ato janë humnera. Ti donë me çua vetën në humnerë dhe të tjerët”.
“Namazi bëhet vetëm në gjuhën origjinale dhe jo në ndonjë gjuhë tjetër. Po ta marrim një shembull nga mjekësia. Paracetamoli, analgina…nuk janë shqip. Termet mjekësore janë në gjuhë latine. Si mund t’i përkthejë shqip ato terme? Ose do ta blenë barin në barnatore siç e ka shkruar mjeku ose do të mbesësh pa të”.
Hoxhë Behari ka thënë se nuk i di arsyet e sakta pse është suspenduar Drilon Gashi, por thotë se është i sigurt që Naim Ternava nuk është ngutur kur ka marrë atë vendim./Telegrafi/