MaqedoniOpinione

Ja ku është dallimi mes El Chekës dhe Zoran Zaevit

Shpërndaje

Ajo që e dallon El Cheken nga Kryetari i SDSM-ës Zoran Zaev i cili publikonte bombat nëpër pres konferenca dhe mu atë në qendër të Shkupit është se:
El Cheka nuk është lider i opozitës por është Ushtari i Lirisë! El Cheka publikon bombat jo për të ardhur në pushtet dhe të amnestoj veten, por për t’na treguar se në çfar halli jemi katandisur, mu ashtu siç bëri vet Kryeministri i tanishëm dikur. Kryeministri Zaev pastroi llumin e politikës te partit maqedone, kurse nga ana tjetër llumin e politikës në partit shqiptare e ruajti që shqiptarët mos të shërohen nga ki “infektim” i kapluar me dekada! Po gjithsesi bisedat private nuk duhet publikuar, por, vetëm e vetëm aty ku bisedohet për çështje personale dhe me karakter familjar, mirpo me sa dëgjojë në këto “bomba” 9.999.9% është interes i përgjithshëm publik.
Prokuroria Publike ose Prokuroria speciale bënë mirë të meret me materialet e ndëgjuara dhe të ngrisë padi, mu ashtu siç bënte me materialet e publikuara dhe dorzuara nga Zoran Zaev, se sa të meret me profilet e Facebook-ut të El Chekas. Më habit fakti se gjithmon ka patur ligj për mospublikim të audio-video inçizime pa autorizim institucional, mirpo shteti “diktatorial” i Gruevskit lejoi një gjë të tillë duke qen protagonist direkt në ata publikime!? Fundja zbardhja e shumë rastëve të ndëgjuara në bombat e fundit të El Chekës duhet të jenë interes i qeveris, në këtë rast partisë shqiptare në pushtet, zaten ata gjithmon janë zotuar për zbardhjen e rastëve të montuara. Nuk po e kuptoj ku qëndron problemi që të ngrihet e gjithë Ministria e Punëve të Mrendëshme po edhe të kërkoj ndihmë nga SHBA.
Gjithsecili nga neve dëshiron të di për njëllosjen e UÇK-ës! Gjithashtu edhe për dajen e Komandantit! Po ashtu edhe rastin e “Sopotit” Po edhe rastin “Monstra” Po edhe vdekjen “natyrale” të Ibrahim Sulejmanit! Po edhe rasti i “Lagja e Trimave” Po po, edhe për rastin e komandat Harun Aliut e Shaban Zenunit me shokët! Po edhe talljen me Skenderbeun! Po edhe talljen me klubin futbolistik të zemrës Shkëndija, me djemt shqiptar Ballistët, dhe shumçka që na infekton me dekada! Çka jemi kadandisur duke vrapuar pas tragut, kur Ujku dhe Dhelpra po na çojn zvarë me kombë e fe!