“Kiki” dhe “Koki”, mollë sherri në Kuvend
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski e ka pyetur drejtpërdrejtë kryeministrin Zoran Zaev, nëse ka informata se pronari i një televizioni në vend merret me korrupsion dhe reket.
Për shkak se në paraqitjet publike, kryeministri Zoran Zaev nuk heziton të tregoj se si lufton kundër korrupsionit dhe reketimit, ndërsa në opinionin maqedonas, duke shfrytëzuar pseudonime, flitet dhe shkruhet për pronar të një televizioni i cili merret me korrupsion, reketim dhe larje parashë. Për shkak se për këtë flet i gjithë qyteti, a ka arritur zëri deri tek Ju kryeministër për pronarin e një mediumi me nofkën Koki dhe a jeni në njohuri se ai ka marrë 200.000 euro nga ish-kryetari i një komune të Shkupit”-tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Kryeministri Zoran Zaev u përgjigj se ka dëgjuar që nëpër Shkup flitet për këtë rast. Dhe pasi ka pyetur, i kanë thënë se është ngritur hetim për zbardhjen e rastit. Ndërsa në pyetjen tjetër të Milloshovskit nëse e njeh edhe personin me nofkën Kiki i cili bashkë me të lartëpërmendurin Koki kanë kërkuar nga kryetari një Komune të udhëhequr nga LSDM lokacion pa pagesë për ndërtim prej një milion euro.
Interesante Koki i Kiki. Por, nuk kam ndërmend të lustroj njerës para kohe. Patjetër se i jam paraqitur kryetares së Komunës. Ka vepër e cila ka ndodhur para një viti, u është refuzuar kërkesa sepse nuk ekziston lokacion i tillë, nuk është arritur deri tek realizimi i një vepre të tillë. Kanë kërkuar lirim për shërbimet komunale, është kërkuar lokacion për shtëpi të pleqve të cilën kryetarja e Manastirit nuk ka ndërmend ta bëjë. Kjo është në kompetenca të Këshillit”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Hetime për këtë rast siç bëhet e ditur po zhvillohen nga prokuroria për krim të organizuar pas informacioneve të marra apo shkrimeve nga gazetari Branko Gerovski se Koki dhe Kiki dy emra të imagjinuara kanë kërkuar ryshfet nga firmat të ndryshme në bashkëpunim me njerëz të politikës dhe prokuror./alsat/