Maqedoni

Kryetari i bashkësisë lokale porosi Zaevit: Kërkoni falje banorëve dhe kthejeni duhanin! (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Lubetenit, Rexhep Imeri, dërgoi një porosi për kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai tha se kur ishte nevoja për ta ndihmuar atë, i dolën në ndihmë, ndërsa tani, ai po ua merr kafshatën e gojës.

“Kemi dalë për ta ndihmuar. Sot ai jep një urdhër, andaj kërkoj në mënyrë publike nga Zoran Zaev dhe Spasovski se ata i kanë një hak të madhe këtyre banorëve, të u kërkojnë falje dhe ta kthejnë duhanin e konfiskuar ngase ky duhan është kultivuar në mënyrë të ndershme dhe është legal. Le ta kthejnë kafshatën e gojës që ua kanë marrë banorëve”, tha Rexhep Imeri, raporton SHENJA.