MaqedoniTop Lajme

Kumanova pasurohet me një hafize të re (Foto)

Shpërndaje

Sot më 23.06.2019 Muftinia e Kumanovës u pasurua me një Hafize të re
Para faljes së namazit të drekës në Xhaminë qendrore Tatar Sinan Pasha u bë promovimi i Hafizes së re Ebru Ameti para një numri të madh hoxhallarësh, intelektual, xhematlinjë mysafir nga Mali i Zi,Shkupi. Në këtë Manifestim prezent ishte Muftiu i Muftinisë së Kumanovës H.Abedin ef.Imeri me bashkpuntort e tijë. Ki manifestimi filloi me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Sufjan Ameti. Në vazhdim fjalën e rastit e mori Muftiu i Muftinisë së BFI-së h.Abedin ef.Imeri ku në fillim i përshëndeti të pranishmit dhe ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve në këtë eveniment historik.Në mes tjerash tha: E nderuara familje e Hafizes Ebru Ameti kam nderin që në emër të Muftinisë së Kumanovës në emrin tim personal,në emër të hoxhallaravë dhe në emër të gjithë xhematlinjëve të ju përshëndes dhe tua bëjë përhajr hafizen e re dhe duke i dëshiruar hafizes shëndet jetë të gjatë,të lumtur dhe suksese matutjeshme.Duke patur parasysh se nga ki moment jeni në kategorin në të cilën Muhamedi a.s. thotë: “Kategoria më e dashur e umetit tim janë bartësit e Kur’anit” dhe dhasht Zoti që ju dhe gjithë të tjerët të jeni nën hijën e Allahut të madhëruar ku nuk do të ket hije tjetër përpos hijës së Allahut Fuqiplot.

Dhe më pas me fjalë përshëndetëse u paraqit Vaizi i Xhamisë Shaban ef Neziri, njëashtu në emër të familjes së Hafizes u paraqit Vaizi i Xhamisë së re Eljasa ef.Mahmuti.Këtë manifestim e zbukuroi paraqitja e Abdulla ef.Shaqiri Vaiz në Xhamin Alltan mahallë me disa ilahi.Pastaj Hafizja e re lexoi disa pjes të Kur’anit para komisionit i cili ishte caktuar nga ana e Muftinisë së Kumanovës për kryetar Haf.Bajram Ajeti,dhe antarë Haf.Kadri Abazi,dhe Haf.Shaqir Memedi.Edhe në fund të manifestimit Muftiu i Muftinis së Kumanovës iu nda çartifikata e hifzit dhe disa dhurata nga ana e Muftinisë së Kumanovës vlen të përmendet 100 eu të cilët ju dhuruan nga ana e z.Rafet Bilaçit përgjegjës për Kur’an kurset në shumë vende të Ballkanit.
Në fundë lutjen e këtij manifestimi e bëri dr.Beadin ef.Ameti.