Rajoni

Meta akuza të ashpra ndërkombëtarëve, SHBA i kthen përgjigje: Është për të ardhur keq, nuk mund të vendosë…

Shpërndaje

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, tha se nëse ka tentativa për të penguar zgjedhjet, kjo është bazë për tu përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një paralajmërim i fortë ky për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialialiste për Integrim, për udhëheqësit e të cilave, Palmer bën një kërkesë të hapur ndaj Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Pjesë nga intervista:Përpara se të shpallte datën e re, presidenti Meta u takua me përfaqësues të disa ambasadave të vendeve kryesore në Tiranë, por duket se ai nuk ftoi përfaqësues të ambasadës amerikane, ose ambasadës italiane. Në të kaluarën presidenti Meta ka bërë kritika relativisht të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar duke u shprehur se “nëse dikush kërkon zgjedhje një-partiake le të vejë në Korenë e Veriut” dhe se “ai ka anuluar zgjedhjet në Shqipëri dhe jo në Amerikë, apo ndonjë vend tjetër”. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave? Në kushte ideale ne do të kishim dashur që në zgjedhje të merrnin pjesë si partitë e opozitës, ashtu edhe të qeverisë. Këtë ua bëmë të qartë me forcë udhëheqësve të opozitës, përpara se ata të vendosnin të bojkotonin zgjedhjet. Është për të ardhur keq që vendosën ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë./Agjensia e Lajmeve Sot News/