Rajoni

Momentin kur Ramës ia zënë rrugën gazetarët – ky është reagimi i tij i ri

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në Qendrën e Votimit në Surrel, por pas votimit i doli një sfidë me gazetarët. Ata patën disa pyetje të cilave iu përgjigj Rama, por derisa ai nisi të largohej, gazetarët insistonin me pyetje tjera. Rama për tetë herë i kërkoi ta hapnin rrugën, ndërsa njëra nga gazetaret i tha se ia hap rrugën kur ai të përgjigjet pyetjes së saj. Ai i tha gazetarëve se është në paqe me ata. “Jam në paqe me ju, ju dua shumë, nuk më tundoni dot, jeni më të mirët. Akoma nuk e mësuat që rrugën nuk i nxihet askujt që është në të drejtën e vet”, tha ai. Rama u pyet për ndjesinë e votimit në kohën e komunizmit. “Ja dallimi i madh midis të shkuarës dhe të sotmes, sot të zë rrugën gazetarët dhe qofsh kush qofsh je i detyruar të kërkosh dhe të lutës, mund të më hapeni rrugën”, tha Rama.