MaqedoniTop Lajme

Nuk ndalen bombat në Maqedoninë e Veriut, kryetari i një komune në Shkup mbyll në zyrë dhe rra*h një të punësuar? (Audio)

Shpërndaje

Skandalet me përgjimet nuk kanë të ndalur në Maqedoninë e Veriut. Kësaj radhe sipas një audio regjistrimi të plasuar në rrjetet sociale protagonist është kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush. Videoja në formë audioregjistrimi është publikuar nga portali “Lider” që thotë se i është dërguar nga një person anonim.

Sipas portalit ”Lider” pretendohet dhe degjohet se si kryetari i komunës së Shuto Orizares kidnapon, rra*h dhe malt*reton një person në kabinetin e tij.

“Hajde ulu, prit të mbyll derën që mos ikë. Kam me ty të mbaroj një punë’, kështu pas kidnapimin duket se si bisedon ai në këtë audio xhirim. Më tej në audio xhirim dëgjohet kryetari Kurto Dudush duke pyetur të kidnapuarin se si e ka ofenduar në qendër të qytetit dhe më pas edhe fizikisht përballet me të, ndërsa në xhirim në disa raste dëgjohen rra*hje të forta ndaj një personi me emrin Senat që është mbyllur në zyrën e Dudush.

Kurto Dudush që është dhe ish deputet i LSDM, në xhirim derisa rra*h Senatin edhe e ka ofenduar atë shumë në disa raste. Pas këtij xhirimi pritet që MPB dhe Prokuroria publike të veprojnë.

VIDEO