Pa 6 vde*kje në ëndërr… të gjitha u bënë realitet! Rrëfimi i frikshëm i nënës shqiptare (Video)
Tragjedi pas tragjedie, historia e Bardhës i ngjan një filmi të frikshëm. Ndarja nga jeta e gjashtë pjestarëve të familjes nuk e ka mposhtur nënën e saj.
Ka qenë një histori shokuese ajo e Bardhës këtë të dielë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan. Ajo kishte ardhur në studio për t’i shprehur mirënjohjen të ëmës për forcën e kurajon që i ka dhënë pas gjashtë fatkeqësive të njëpasnjëshme në familje. Duket e pabesueshme por Bardha i ka parashikuar të gjitha ikjet e njërëzve të dashur nga jeta nëpërmjet ëndrrave.
Në fillim largohet nga jeta gjyshja e cila e kishte rritur. Më pas babai vetëm 50 vjeç ku tre ditë më parë Bardha e kishte parë në ëndërr. Në mes të liqenit të Shkodrës ajo ishte bashkë me dy vëllezërit dhe babain duke ngrënë mish. “A po i jep mish babait”, i kishte thënë vëllai i madh dhe Bardha i ishte përgjigjur “pa merak se atij i kam dhënë të parit”.
Si një ogur i keq në bestytnitë e zonës, ajo e kishte parandierë që vde*kja po vinte rrotull si një “bishë” e tërbuar për të rrëmbyer njerëzit e saj më të dashur.
Pas babait ajo sheh në ëndërr njërin nga vëllezërit duke humbur në thellësinë e një pusi dhe brenda pak ditësh i sjellin lajmin se ai ishte mbytur në liqenin e Shkodrës pasi ishte goditur nga kontakti me korrentin në ujë. Disa vite më vonë, Bardha sheh një tjetër ëndërr të frikshme. Një çifte e godet në gjoks duke i shkaktuar dy vrima që kullonin gjak. Pa kaluar një javë vjen lajmi i kobshëm se dy vëllezërit 32 dhe 27 vjec ishin mbytur në liqen ku kishin shkuar për gjueti.
Në përpjekje për të shpëtuar njëri – tjetrin ata i kishin gjetur të përqafuar dhe me atë veshtrim të ngrirë në acarin e dimrit, dhjetë ditë përpara se të festonin Vitin e Ri. Në gjithë këtë mort që tërhiqej zvarrë ndër vite duke shuar burrat e shtëpisë, ajo që qëndronte e fortë ishte nënë Rabia. Ajo u betua mbi trupat e djemve se do i rriste të pesë fëmijët që lanë pas dhe i’a arriti më së miri. Përpara disa vitesh, Bardha humb edhe bashkëshortin, sërish duke e parandjerë nëpërmjet ëndrrave. Atëherë kur mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar, ishte sërish ajo, nëna e mirë, besimtare e Zotit që i dha forcë për të ecur përpara.
E sot Bardha nuk kishte sesi të mos e falenderonte atë që jo vetëm i mbajti gjallë me punë, sakrifica dhe kurajo por shërben si një model shprese për të gjithë ata që e njohin në Shkodër e më gjerë./tvklan.al/