Pjesëmarrja në zgjedhje/ KQZ jep të dhënat për votuesit deri në 15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë shifra të tjera të përditësuara për votimin deri në këto momente.
Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se deri tani procesi ka vijuar normalisht dhe se pjesëmarrja deri në orën 15:00 ka qenë 15.5%, pra kur kanë ngelur ende edhe 4 orë nga orari zyrtar i votimit. Në total kanë votuar 546 388 zgjedhës, Tirana me numrin më të madh të votuesve.
Malësi e Madhe 4600 Shkodër 8700 Pukë 2700 Fushë Arrëz 19959 Tropojë 24000 Has 2888 Kukës 6900 Lezhë 9400 Mirditë 4300 Kurbin 5014 Mat 6810 Klos 3020 Bulqizë 5000 Dibër 8083 Vorë 3550 Kamëz 7412 Tiranë 117 108 Kavajë 5100 Rrogozhinë 4100 Belsh 5208 Elbasan 27466 Gramsh 7446 Librazhd 8501 Lushnjë 21 746 Fier 30440 Patos 6906
Mallakastër 573 Kuçovë 7200 Berat 11300 Skrapar 2976 Pogradec 11265 Korçë 13500 Kolonjë 3950 Këlcyrë 2900 Vlorë 23 Himarë 3160 Delvinë 1869 Sarandë 6280 Finiq 3315 Konispol 2852 Në total 546 388, Në total 546 388, shifra 15.5%./Top Channel