Maqedoni

Policia financiare dhe MPB kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme duhani nga banorët e Lubotenit

Shpërndaje

Në një aksion policor të organizuar nga policia financiare në bashkëpunim me MPB-në, forca të njësive speciale në fshatin Luboten të Shkupit është konfiskuar sasi e konsiderueshme duhani.

Njësitë speciale të MPB-së kanë konfiskuar mall nëpër disa shtëpi të cilët më pas janë ngarkuar nëpër mjete transportuese.

Gjithë këtë aksion e kanë ndjekur për së afërmi banorët e Lubotenit të cilët kanë dalur në protesta dhe janë ankuar se punojnë duhan për ekzistencën e tyre pasi të njëjtët nuk janë të punësuar askund dhe e vetmja mënyrë për mbijetesë edhe prodhimi i duhanit.

Mirëpo, aksioni është siguruar nën masa të rrepta policie dhe urdhër për të hyrë nëpër shtëpi, dhe një shumicë e banorëve kanë dalë jashtë shtëpive./Alsat