Rajoni

PS mbyll fushatën në Vlorë

Shpërndaje

Partia Socialiste mbyll sot në orën 20 fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 Qershorit me një tubim në Lungomare të Vlorës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që pritet të ketë fjalën kryesore ka mbërritur në këtë qark që një natë më parë dhe gjatë paradites ishte në Himarë.

Në Vlorë Partia Socialiste garon sërish me Dritan Lelin që kërkon një mandat të dytë. E shtuna është një ditë heshtje zgjedhore.