RajoniTop Lajme

Rama-Juncker: Shqipëria është gati për të hapur negociatat

Shpërndaje

Në konferencën e përbashkët midis Jean-Claude Juncker dhe Edi Ramës u kërkua që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin meritën e Shqipërisë në realizimin e reformave për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

Kreu i Komisionit Evropian theksoi se “Shqipëria është gati për hapin e radhës”, por shtoi se nuk është sekret se ka ende disa shtete që kanë shqetësime për disa kritere.

Kryeministri shqiptar shtoi se “është koha për Europën të bëjë çfarë ne presim, të njoh meritën tonë dhe të ndezë dirtën jeshile për hapjen e negociatave.” Rama theksoi se Shqipëria nuk kërkon asgjë më shumë dhe asgjë më pak se çfarë meriton.

Gjithsesi, Juncker la të kuptohet gjatë konferencës se vendimi për negociatat me Shqipërinë mund të merret nga Këshilli Evropian në vjeshtë dhe jo gjatë këtij muaji.

Më herët, kryeministri Rama u takua me Federica Mogherinin, Përfaqësuese për Politikën e Jashtme, ku u vlerësua puna në realizimin e reformave, veçanërisht rezultatet në reformën në drejtësi.

Top Channel