Rajoni

Rama: Kaluam zgjedhjet më të vështira, ndjesë miqve të huaj për sulmet e opozitës

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur në përfundim të procesit të votimit, duke komentuar situatën që vendi ka kaluar muajt e fundit. Ai e cilësoi si moment historik, por edhe si më të ëvshtirin sa i përket zgjedhjeve.“Sot ishte 30 Qershori i një Shqipërië që ka përjetuar prej muajsh dramën e përçarjes politike nga ata që duan të pengojnë procesin e integrimit. Sot fitoi Shqipëria dhe kjo ishte një fitore e vështirë. Mbase më e vështira sepse nuk luftuam me kundërshtarë në zgjedhje, por luftoi vetë sistemi ende i brishtë demokratik me kundërshtarët e vetë zgjedhjeve” – tha Edi Rama. Kryeministri falenderi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ai shprehu dhe një falënderim ndaj misionit OSBE dhe çdokujt tjetër, që dha një dorë për këtë situatë që kaloi një vend anëtar i NATO-s. Gjithashtu Rama i kërkoi faljë miqve të huaj që u bënë objekt i sulmeve personale. “Një ndjesë për të gjithë që u bënë objekt i sulmeve poshtë shtëpisë apo apo dritaret online. Sulmet këto që na turpëruan të gjithëve” –tha kryeministri. Ai u shpreh se shqiptarët nuk e meritonte presionin kriminal nga opozita apo planin antikombëtar.