Rajoni

Rama relaksohet në plazhin e Vlorës një ditë para zgjedhjeve (Video)

Shpërndaje

Teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e votimeve për vendoret e 30 qershorit dhe në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, po protestohet kundër zgjedhjeve njëpartiake, kryeministri Edi Rama, ka postuar në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, një video ku shfaqet i relaksuar duke bërë not tek “zona e Vilave” në Vlorë.

Zgjedhjet që pritet të zhvillohen ditën e nesërme, do të jenë të parat pa pjesëmarrjen e opozitës në pothuaj 30 vjetët demokraci, pas rënies së regj*imit komunist.

Ndërkaq, presidenti i Republikës, Ilir Meta, pasi çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve, dekretoi dy ditë më parë 13 tetorin si datë kushtetuese.

Megjithatë, Rama tha se do të ketë zgjedhje.