Maqedoni

Rashidi: Artan Grubi është burrec!

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashidi e ka komentuar fjalimin e deputetit të BDI-së Artan Grubin, i cili një ditë më parë i kujtoi kreut të ASH-së Zijadin Sela, dhunën që kishte përjetuar më 27 prill të vitit 2017 në kuvend nga huliganët maqedonas. Ai poashtu ironizoi Grubi i cili sfidoi Selën që të shkruajë grafite mbi kokën e Talat Xhaferit duke nxjerë edhe një sprej të cilin e prezentoi si sprej me ngjyrë. Por më pas u zbulua se Grubi kishte nxjerë një sprej aromatizues, ndërsa këtë fakt e konfirmoi në brifingun e sotëm edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Rashidi, tha se Artan Grubi është burrec dhe sulmon opozitën kur nuk është në sallë. “Një moment tragji-komik ndodhi në seancën e djeshme kur një njeri që I thotë vetes deputet e kishte marrë me vete një sprej të cilin e prezantoi si sprej për të shkruar grafitet, por më vonë pamë se bëhet fjalë për një sprej për aromë. E kuptuam esencën e këtij spreji kanë nevojë shumë ata që të humbin gjurmët e një aromë e keqe që vjen nga çdo anë dhe që po dëgjojmë nga “bombat”. Jam I habitur me guximin që pas gjithë kësaj kanë për të dal para opinionit. Sa I përket faktit se ne kemi qenë duke ikur kur zotëria ka folur, kjo nuk është aspak e vërtetë sepse e ka dëshmuar jo njëherë në cilësinë e një burreci e shfrytëzon momentin për ta sulmua opozitën kur nuk është aty. Ju garantoj se po të kishim qenë aty, as A nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të përmendej”, tha Rashidi.