RDK-ja e Memedit braktisë të gjitha funksionet
Pas propozimit të kryeministrit për shkarkim të ministrit tonë Suhejl Fazliu, opinionit publik iu drejtuam me qëndrimin tonë të shkurtë, se ne nuk pranojmë marrje të ministrisë nga koalicioni qeveritar, për të kënaqur një koalicion partiak të LSDM-së.
Sot, para se të filloj diskutimi për shkarkim dhe emërim të anëtarëve të qeverisë në Parlament, ju njoftojmë me historikun e shkurtër të rrugëtimit tonë politik, dhe vendimin tonë të fundit dhe përfundimtarë, që buron nga organet partiake të RDK-së, në mbledhjen e mbajtur ditën e hënë.
Në mometin vendimtar të interesit kombëtar, RDK u përça përshkak të konceptit qe unë zgjodha të udhëheq RDK-në, koncept i ri të ndryshimit të qeverisë dhe qeverisjes drejt një barazie të plotë të shqiptarëve, dhe konceptit të vjetër që e përfaqësonin disa brenda RDK-së, që nënkuptonte shërbim politikës së vjetër, dhe ish pushtetit të VMRO-së, që nuk ofronte asgjë për shqiptarët përpos joshjeve të ndryshme individuale mbi kurizin e popullit shqiptar.
Qytetarët e këtij vendi, janë dëshmitarë të gjallë, se ne të RDK-së, që para zgjedhjeve parlamentare kur filloi grupimi dhe formimi i koalicionimeve dhe regjistrimit të partive të reja, morëm qëndrim të prerë se e përmbajmë opcionin për ndryshime të qeverisë dhe qeverisjes. Prej fillimi dhe deri në fund, kurrë nuk u tërhoqëm nga ky qëndrim, atëherë na u bashkangjit LR-PDSH dhe UNITETI, dhe e formuam Koalicionin Aleanca për Shqiptarët. Pas zgjedhjeve, rezultoi që një vot ishte vendimtare për ta vulosur fatin e fituesit, dhe ne nuk u hamendëm, as nuk u futëm në pazare me qeverinë e kaluar, edhe pse një votë e jona e bënte fitues VMRO-në, vendosëm që votën tonë ta japim për koalicionin për ndryshime, që i printe LSDM dhe BDI, pa kushtëzime. Aleanca e asaj kohe, bashk me LSDM dhe BDI, e formuam qeverinë e re, dhe si rrjedhojë e kësaj, Koalicionit Aleanca për Shqiptarët iu dhanë dy ministri, pa asnjë kushtëzim nga ana jonë.
Ashtu si u futëm në qeveri, me principe të larta për të përkrahur proceset për ndryshime, njashtu me të njejtat principe, qëndruam deri në fund, edhe pse gjatë kësaj periudhe nuk u përmbush as minimumi i marrëveshjes nga ana e LSDM-së dhe kryeministrit, ne patëm mirrëkuptim për zgjerim të koalicionit, me qëllim që të fitohen më tepër vota për ndryshimet e patjetërsueshme, dhe këtë e di i gjith opinioni publik, dhe këtë e dijnë edhe partnerët tanë LSDM dhe BDI.
Ky koalicion LSDM, BDI dhe RDK, e ruajti stabilitetin qeveritar, edhe pse mëpas në qeveri u futën dhe dolën subjekte të ndryshme politike për kalkulime dhe interesa të ndryshme, që arriti të bëj ndryshime të thella historike, ndryshoi kushtetutën, dhe shumë procese morën formën e prerë juridike. Si për çudi, menjëher pas rumbullaksimit të proceseve, dhe pritjes së madhe për antarësim në NATO dhe në BE, dhe pak para zgjedhjeve për kryetar shteti, dikush kishte kurdisur një lojë kundër ministrit tonë, për shkarkim dhe marrjen e ministrisë, në krye të kësaj vallje, për çudi qëndronte bashkëpuntori më i ngushtë i kryeministrit, njëfar Kiril Partallov, sekretar shtetëror në Ministrinë e pushtetit lokal. Në fillim menduam se lojën e ka filluar pa dijen e kryeministrit, por siç shihni edhe vet ju, këtë lojë e përfundoi kryeministri, ku pa asnjë konsultim me ministrin, direkt më thirri që në momentin e fundit të bëjmë pazar për dorëzimin e ministrisë së pushtetit lokal LSDM-së. Përgjigjeja ime ishte e shkurtë, se nuk futem në kurfar pazaresh të ministrisë për asnjë çmim, përpos dorëzimit të kësaj ministrie, që gjithmonë ju ka takuar shqiptarëve, ti dorëzohet partnerit më të madh shqiptar të koalicionit, dhe mëpas, ju mund të bëni pazare si të doni mes vete sepse, nuk jemi futur në qeveri për pazare, por për përkrahje të proceseve deri në rumbullaksim. Si duket, loja ishte menduar mirë, që me një plumb të vriten dy qellime.
Njëri ishte, që me shkarkim të ekzekutohej publikisht ministri Suhejl Fazliu, prapa të cilit qëndron elita e heshtur kombëtare dhe fetare, e dëshmuar në luftë kundër tradhëtisë, që prej fillimit ishte bërë hal në sy shumë njerëzve të nëntokës, dhe gjith atyre që na kishin luftuar me të gjitha mjetet, që mos të përkrahim koalicionin për ndryshime. Dhe qëllimi i dytë, ishte me siguri ndonjë marrëveshje e heshtur për dorëzim të ministrisë, që ju ka takuar shqiptarëve, ti dorëzohet palës maqedone, por duhej të ekzekutohej nga dora ime.
Pasi i gjith opinioni e dinë që jemi përbetuar, ta themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sot e njoftojmë edhe opinionin publik për qëndrimin tonë.
Sëpari, nuk mund të ketë pazar me vendin ministror, sepse kjo ministri u takon shqiptarëve, dhe unë nuk kam mandat të bëj pazar në emër të shqiptarëve, dhe tua dorëzoj këtë ministri partnerëve të koalicionit të LSDM-së.
Së dyti, nuk kam të drejtë morale, dhe asnjë të drejtë tjetër, të sakrifikoj një figurë të ndershme dhe të aftë të ministrit tim Suhejl Fazliu, prapa të cilit qëndron siç thash më lartë, elita e heshtur kombëtare dhe fetare, dhe gjith njerëzit e pastër dhe të sinqertë, te ky ministër shofin simbolin e pastërtisë, aftësisë, profesionalizmit, dhe guximit të një përfaqësuesi të denjë për të udhëhequr në të ardhmen, ashtu si ia don shpirti popullit të pakorruptuar, i cili rrjedh nga një familje që ka dhënë dhe sakrifikuar shumë për qytetarët e këtij vendi, pavarsisht përkatsisë së tyre etnike dhe fetare.
Si mundet që partnerët tanë LSDM dhe BDI të presin që unë Vesel Memedi të bëj pazar për shkarkim, dhe të varrosi shpresat e gjith atyre njerëzve të ndershëm, patriot kombëtar dhe fetar, që i kan dalë Zot fesë dhe kombit edhe në kohërat më të vështira të komunizmit dhe në demokraci, dhe ta shndërroj në hero një Kire Partallov, që ka tubuar rreth vetes ish udbashët, spiunët dhe njerëz të prishur.
Në këtë shtet, ka njerëz dhe institucione që munden ta dëshmojnë rolin e çdo kujt me dokumentacion dhe me fakte, se sa janë të pastër dhe deri në çfar mase janë të zhytur në krim dhe pisllëqe. Kryeministri po të ishte interesuar pak më thellë, kurr nuk do bënte një propozim të tillë ofendues.
Dhe së treti, objektivat kryesore të shtetit dhe shqiptarëve janë përmbushur apo në prag të përmbushjes. Lëvizjet tona në asnjë mënyrë nuk dëmtojnë këto objektiva, sepse nuk ekziston forcë që do të mund ti rikthej mbrapsht këto arritje të mëdha për shtetin dhe shqiptarët. Nëse partnerët e koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI dëshirojnë që edhe më tutje të vazhdojnë rrugën e përbashkët në rrumbullaksimin final të këtyre objektivave, me partnerin më korrekt dhe më të sinqertë që kanë patur ndonjëherrë rreth vetes së tyre, RDK-në, atëherë LSDM duhet të tërheq propozimin për shkarkim të ministrit tonë, ndërsa partneri tjetër i koalicionit qeveritar BDI të mos votoj për shkarkimin e ministrit tonë. Në rast se ka ndonjë marrëveshje të fshehtë që LSDM të propozoj ndërsa BDI ta votoj, atëherë ne ju dëshmojmë këtyre, dhe gjith opinionit publik në përgjithësi, se nuk dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj marrëveshje, e kemi dëshmuar në fillim, e dëshmojmë edhe tani, se postet nuk janë aspak të rëndësishme për ne, por simbolika se çka përfaqësojm dhe çka mbrojmë. Për të dëshmuar këtë vlerë të lartë, sot do të dorzojmë dorëheqjet tona të parevokueshme nga të gjitha drejtoritë dhe këshillat drejtues të alokuara, dhe kulminacioni i kësaj vlere sublime është tërheqja nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit, si dhe dorëzimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Te nderuar qytetar,
Në drejtësinë amerikane vlen një regull, se më mirë është që 100 kriminel të mbeten pa dënuar, se një i pafajshëm të akuzohet. Kurse në drejtësinë tonë dhe politikën tonë vlen e kundërta – më mirë 100 të pa fajshëm ti akuzosh dhe ti dënosh, se të akuzosh një kriminel ose të ia prishish rehatinë. Në politikën tone, partitë politike janë shndërruar në maqinë larëse, futesh i zi, del i bardhë, sepse propaganda partiake, kriminelin e shet për të ndershëm, të ndershmin e shndërron në kriminel. Është pergjegjësi para Zotit, dhe para popullit, se çdo lider politik apo fetar mos të bëj pazare me fytyrën dhe nderin e të ndershërmve sepse, herë do kurë do do, iu kthehet tek femijët e tyre, me një çmim shumë të lartë.