Sërish shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni, ja sa shkojnë çmimet e reja?
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur sot shtrenjtimin e çmimeve të derivateve të naftës.
Çmimi me pakicë i dizelit, vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe Eurosuper BS-98 prej sonte pas mesnatës do të shtrenjtohet për gjysmë denari. Çmimi i Eurosuper BS-95 do të mbetet i pandryshueshëm. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë çmimi i Eurosuper BS-95 do të mbetet 67 denarë për litër, çmimi i Eurosuper BS-98 do të jetë 69,50 denarë për litër, Eurodizel do të shitet për 60,50 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lejhtë për amvisëri (EL-1) do të shitet 50 denarë.