RajoniTop Lajme

SHBA: Zgjedhjet në 30 qershor të jenë paqësore

Shpërndaje

SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet e kësaj fundjave në Shqipëri duhet të zhvillohen paqësisht, përndryshe opozita e vendit do të klasifikohet si “organizatë e dhu*nshme”, shkruan EUreporter, platforma e lajmeve multimediale europiane me bazë në Bruksel. Në shkrimin kushtuar situatës politike në vend, EUreporter risjellë në vëmendje apelin njëzëri të SHBA dhe BE-së se zgjedhjet duhet të mbahen në datën 30 qershor.

Në vijim, shkrimi i plotë i publikuar në EUreporter:

SHBA ka paralajmëruar se zgjedhjet e kësaj fundjave në Shqipëri duhet të të zhvillohen paqësisht, përndryshe opozita e vendit do të klasifikohet si “organizatë e dhu*nshme”. 1Paralajmërimi i pazakontë dhe jashtëzakonisht i fortë vjen pak ditë përpara zgjedhjeve vendore, që Partia Demokratike në opozitë ka vendosur t’i bojkotojë.

Nënkryetari i misionit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Daniel Koski, tha se “çdo akt dhu*ne nga dita e sotme deri më 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të dhu*nshme”. Mesazhi i fortë i drejtohet PD-së, që konsiderohen fajtore për problemet që po kalon vendi si në marrëdhëniet e brendshme ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Pavarësisht bojkotit dhe përpjekjeve të Presidentit Ilir Meta për t’i anuluar zgjedhjet vendore, ato do të zhvillohen këtë të dielë. Dekreti i Presidentit Meta për anulimin u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor. Prej disa muajsh opozita ka organizuar protesta, disa prej të cilave u përshkallëzuan në dhu*në. Televizioni shqiptar “Top Channel” ka raportuar se opozita është paralajmëruar nga Departamenti amerikan i Shtetit se PD-ja do të klasifikohet si “organizatë e dhu*nshme” nga SHBA nëse dhu*a vazhdon.

Një eurodiplomat theksoi se “kjo është një deklaratë shumë serioze dhe vetëm një shkallë më poshtë se klasifikimi si organizatë terroriste”. Shqipëria po përjeton një krizë politike prej disa muajsh, ndërsa kthesa e fundit e ngjarjeve erdhi së fundmi nga një telefonatë e Kryeministrit socialist Edi Rama me diplomatin amerikan Philip T. Reeker, zëvendëssekretar për Euroazinë në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sipas ‘’Top Channel’’, Reeker këmbëngul që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, qëndrim i mbajtur nga SHBA dhe vendet europiane që në fillim të krizës. Reeker deklaroi se SHBA-ja po ndjek ‘’nga afër’’ zhvillimet në Shqipëri. Të enjten e kaluar, Daniel Koski pati një takim me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, drejtuesit e opozitës në Shqipëri. Një zyrtar amerikan në Shqipëri tha se “mesazhi që iu dha është shumë i qartë: Çdo akt dhu*ne nga dita e sotme deri në 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të dhu*nshme”.

Klasifikimi amerikan i organizatave të dhu*nshme është vetëm një vend poshtë organizatave terroriste. Ky klasifikim do të prekte drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve mund t’i sekuestrohen pasuritë e t’u bllokohen llogaritë bankare. Një tjetër masë do të ishte ndalimi për të udhëtuar dhe ndikimi i drejtpërdrejtë mbi pozicionet publike apo bizneset e tyre.

Opozita kërcënon të pengojë fizikisht zhvillimin e zgjedhjeve të dielën. Javën e kaluar, militantë të partive opozitare shkatërruan materiale zgjedhore për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve në disa bashki të drejtuara nga opozita. Kryeministri Rama, pavarësisht trazirave dhe bojkotit, ka theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen të dielën. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partitë opozitare nuk mund të tërhiqen nga votimi, pra zgjedhjet që do të zhvillohen do të jenë të vlefshme.

“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që është trupa më e lartë gjyqësore në Shqipëri për çështjet zgjedhore konfirmoi vendimin e KQZ-së, që konsideroi si të pavlefshëm dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit”, tha Denar Biba, zëvendëskryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste, që nisi një proces për të shkarkuar Presidentin për shkak të këtij dekreti, e konsideroi vendimin e Kolegjit si një fitore. “Kolegji vendosi, të gjitha partitë duhet të respektojnë këtë vendim”, tha për gazetarët Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të PS. Megjithatë, opozita, që po i bojkoton zgjedhjet e po zhvillon protesta të përjavshme kundër Ramës, e shpërfilli këtë vendim, duke deklaruar se do të respektonte gjithësesi dekretin e Presidentit.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin qeverinë si të ligjshme dhe i kanë bërë thirrje opozitës të rikthehet në parlament e të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. “Synimi i shpallur i opozitës është forcimi i demokracisë në vend, por veprimet e dhu*nshme gjatë protestave shkojnë kundër këtij qëllimi,” nënvizoi në një deklaratë Ambasada Amerikane. Opozita nisi serinë e protestave që në mes të shkurtit duke akuzuar zyrtarë të qeverisë për korrupsion dhe vjedhje votash gjatë zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan përpara dy vitesh. Kryeministri Rama, nga ana tjetër, tha se qëllimi kryesor i opozitës është të pengojë nisjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE.