OpinioneRajoni

Shqipëria nuk mund të di*gjet para syve tanë!

Shpërndaje

Grekët i shtyjnë (detyrojnë) krerët e PS-së në zgjedhje njëpartiake, të paligjshme, jokushtetuese; serbët i shtyjnë (detyrojnë, shant*azhojnë dhe kër*cënojnë) krerët e PD-së dhe aleatët e saj t’i intensifikojnë dhe radi*kalizojnë protestat e dhu*nshme*; ndërsa shërbimet sekrete ruse dhe të satelitëve të saj po i fërkojnë duartë që ta destabilizojnë dhe dje*gin Shqipërinë, ta futin Kosovën nën sjetullat e Serbisë dhe ta dobësojnë sa më tepër ndikimin e NATO-s, SHBA-së dhe BE-së në rajonin e Ballkanit (Ilirisë)!

Abdulla Mehmeti

Shqipërinë po tentojnë ta dje*gin armiqtë para syve tanë. Para syve tanë po tentojnë t’i realizojnë planet serbe dhe greke për shkatërrimin dhe ndarjen e atdheut tonë në vija tradicionalisht të pretenduara nga shtetet fqinje, dy satelitët e përhershëm të interesave ruse në rajonin e Ballkanit (Ilirisë).

Mbi tridhjetë milionë shqiptarë, sa jemi gjithsej në botë, e shikojmë këtë gjendje të rëndë në të cilën sot ndodhet shteti ynë dhe ende vazhdojmë të shohim ëndrra atdhetarie të rrejshme, sikur kjo mortajë po e godet një shtet të huaj diku në një skaj të botës, larg nesh dhe interesave tona jetike, shtetërore dhe kombëtare.

Çfarë mund të mbetet Kosova nesër pa Shqipërinë, apo me një shtet shqiptar të drobitur, të qeverisur nga të huajit, mercenarët e serbëve, grekëve dhe rusëve?

Çfarë mund të mbetet nesër nga Maqedonia, Çamëria, Lugina e Preshevës, Sanxhaku i Rasës dhe nga viset tjera shqiptare, pa shtetin shqiptar stabil, me demokraci të zhvilluar dhe në paqe?

Çfarë duhet të presin edhe më shumë shqiptarët të ndodhë mbi atdheun e tyre, ndërkohë që e gjithë bota demokratike po alarmon për gjendjen e rëndë ku e ka katandisur politika aktuale, politikanët e shitur, të korruptuar, kriminelë dhe zuzarë?

Ka kohë që me qindra mercenarë, rekrutë nga nëntoka e krimit të organizuar, nga viset shqiptare jashtë Shqipërisë dhe nga bota e jashtme, me të madhe po futen në Shqipëri për ta destabilizuar atë, për ta shndërruar në arenë lufte vëllavrasëse mes shqiptarëve, për interesa të huaja, për dobësimin e shtetit dhe të faktorit shqiptar në rajon, për realizimin e planeve të huaja armiqësore ndaj kombit tonë.

Në këtë gjendje që ndodhet sot Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo që janë, duhet të jenë me sy të hapur përherë, të zgjuar dhe vigjilentë se çka po ngjet në atdheun tonë, në shtetin tonë pa të cilin jemi asgjë dhe askushi në botë.

Shumica e shqiptarëve kanë besim në institucionet e shtetit, në kujdesin dhe kontrollin edhe të faktorit ndërkombëtar, të institucioneve ndërkombëtare dhe të shteteve aleate të kombit tonë, por kjo është e pamjaftueshme pa ndihmën tonë, e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të mos bëhen pre e manipulimeve, e propagandave të huaja, të mos i fryjnë zjarrit të përçarjes mbi baza partiake, ideologjike, fetare, krahinore, apo çfarëdo baze tjetër në kundërshtim me frymën e unitetit kombëtar.

Mos i ndiqni dhe mos u besoni shumicës së mediave të vendit dhe të huaja, të cilat janë krijuar dhe financuar për këtë qëllim dhe për këtë ditë, kur të gjithë armiqtë e kombit tonë po presin realizimin e skenarëve grekë, serbë dhe rusë, nga më të errëtit dhe kobzinjtë mbi shqiptarët.

Kontriboni sa keni mundësi, kudo që të jeni, për forcimin e unitetit kombëtar dhe denoncimin e ndasive, përplasjeve, konfrontimeve dhe përçarjeve mes shqiptarëve, mbi çfarëdo baze.

Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të kontribuojnë për kapërcimin e kësaj situate para shpërthimit të luftës vëllavrasëse, ndërsa tek institucionet e shtetit apelojmë, që:
-TË NDËRPRITET PROCESI I ZGJEDHJEVE NJËPARTIAKE TË PARALAJMËRUARA MË 30 QERSHOR 2019;

-TË NDËRPRITEN PA ASNJË KUSHT TË GJITHA PROTESTAT TË ASHTUQUAJTURA TË OPOZITËS SHQIPTARE;

-TË FILLOJË SA MË PARË PROCESI I HETIMIT DHE DËNIMIT TË GJITHË ATYRE QË KANË ABUZUAR DERI MË SOT ME PUSHTETIN, INSTITUCIONET E SHTETIT, ME INTERESAT DHE PASURINË KOMBËTARE, TË SHTETIT DHE QYTETARËVE TË VENDIT!

Kjo është ndarja partiake në vija të trasha në Shqipëri, sipas interesave të huaja që i përçojnë ato, por që nuk domethënë se nuk ka mes tyre edhe elemente të kombinuara, në njërën dhe palën tjetër, në jug dhe në veri, elemente armiqëroe serbe në PS dhe elemente armiqësore greke në PD! LSI është vetëm një monstër politike e llojit të veçantë në duart e një kryebanditi dhe zonjës së tij të gjikundshme, përveç interesit kombëtar!